Shkruan: Dritan Demiraj:
Albin Kurti është pa diskutim kryeministri më i suksesshëm i Republikës së Kosovës
Përgjatë karrierës se tij politike ai ka përballuar me shumë sukses sulmet dhe ndërhyrjet e forta të diplomateve te huaj ndaj qeverise se tij dhe Kosovës.
Nen drejtimin e tij qeveria ka bere hapa te rëndësishëm ne luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike, ka rritur ndjeshëm investimet dhe reformat ne fushën e sigurisë dhe te mbrojtjes, ka rritur investimet e huaja dhe shume arritje te tjera. A janë këto te mjaftueshme? Sigurisht qe jo.
Por qe te behet me shume, duhet mbështetur dhe nuk duhet sulmuar, aq me shume sot kur diplomacia ruse dhe serbe është ne kulmin e veprimtarisë kundër anëtarësimit te Dardanisë ne institucionet ndërkombëtare.
Dhe ne këtë këndvështrim pika me e forte e tij por jo vetëm është se ai është i pakorruptueshëm dhe i pashantazhueshem. Pra këtu e ka zanafillën çdo vendim tjetër.
Gjykoj se ne këtë moment delikat për te ardhmen demokratike dhe integruese te Dardanisë, të gjithë liderët e partive te tjera ne Dardani duhet te ngrihen ne nivelin e përgjegjësisë kombëtare dhe ti lënë ‘thikat pas shpine’ për një karrige qe mund te përfitojnë në një moment te caktuar.
Republika e Kosovës u çlirua me ndihmën dhe mbështetjen e Amerikës dhe me gjakun e luftëtarëve te lirise nen drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari. Tani është përgjegjësia e klasës politike te saj qe te mbështesin me një zë te ardhmen e saj dhe te ngrihen ne nivelin qe e meriton vendi.
Albin Kurti është përballur me dinjitet me padrejtësitë Ruso-Serbe ne te gjithë nivelet dhe ka përballuar me dinjitet prej shtetari dhe shqiptari patriot te gjithë presionet dhe kërcënimet politike dhe personale.
Personalisht do te kisha dashur qe modeli i Albin Kurtit te ishte ne drejtim te Republikës së Shqipërisë.
Te gjithë e kemi obligim qe te mbështesim Dardaninë ne këtë moment te rëndësishëm për te ardhmen e saj.