Kanë nisur punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, e cila është institucioni qendror i artit pamor në vend.
Ministri në detyrë Hajrullah Çeku, ka theksuar se ky ‘investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike’.
“Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës kulturore po konkretizohet në terren, me projekte të mirëplanifikuara dhe me ndikim afatgjatë për komunitetin artistik dhe publikun”, ka thënë ai.