Nis takimi Lajçak-Petkoviq në Bruksel

Ka nisur takimi mes emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq në Bruksel. Takimi ka filluar rreth orës 11:30, raportoi mediumi serb “Tanjug”. Pas takimit me Petkoviqin, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.  Ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh.