Nënkryetari i Sindikatës së Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmes një mesazhi në rrjetin Viber, i ka shkruar e rekomanduar kryetarit Rrahman Jashari, që të mos ndalin grevën, edhe pse Qeveria e Kosovës, ka ndarë nga 50 euro shtesë për pagat e mësimdhënësve, deri në fund të vitit.
Në SMS e siguruar nga Kosovanews, Ymeri madje manipulon duke shkruar se ndihma qeveritare prej 50 eurove, do të ndahet vëtem për një muaj.
“Kërkesa e jonë është rritje page bazë prej 100 eurove, deri në fillimin e implementimit të ligjit për paga, e jo ndihmë një mujore”, shkruan Ymeri, në SMS drejtuar Jasharit.

Ai, konsideron se ofrimi i ndihmës për punonjësit e arsimit, nuk është bërë në koordinim me SBAShK-un, dhe madje e ndërlidhë këtë me takimin që kishin sot me presidenten Vjosa Osmani.
“Presidentja ka thirrë takim në orën 15:00, e Qeveria prezanton paketë të krizës ekonomike, pa pritur bisedimet”, ka shkruar ndër të tjera Ymeri.
Andaj, ai ia kujton Jasharit se duhet të mbesin unik, meqë vlerëson se ndihma qeveritare ka për qëllim dhe është tentim për ta përçarë SBAShK-un.
“Por ne duhet të jemi unik deri në realizimin e kërkesave tona”, shkruan Ymeri.
Nënkryetari i SBAShK-ut, sikur edhe ka raportuar Kosovanews, është i lidhur nga afër me Partinë Demokratike të Kosovës.
