Ndeshja ndërmjet Bjellorusisë dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme për kualifikimet në “Euro 2024” do të zhvillohet në Greqi.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.
“Po ndeshja me Bjellorusinë do të zhvillohet në Greqi, por ende nuk e dijmë stadiumin. Njoftimi na ka ardhur nga Federata e Futbollit të Bjellorisisë”, tha ai.
Ky takim do të zhvillohet me datë 19 qershor, me fillim nga ora 20:45. Kosova gjendet në vendin e tretë në grup me vetëm dy pikë, teksa Bjellorusia është e fundit me 0 pikë.