KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Mungojnë fotokopjet në shkolla” -Mësimdhënësit printojnë testet për nxënës me shpenzime personale
Arsim

“Mungojnë fotokopjet në shkolla” -Mësimdhënësit printojnë testet për nxënës me shpenzime personale

Kosova News
Kosova News 08:37 -27/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mësimdhënësit në shkollën fillore të mesme të ulët “Fadil Hisari”, në Prizren detyrohen t’i printojnë materialet për nxënësit me shpenzime personale në mungesë të pajisjes.

Njëri nga mësimdhënësit që deshi të mbes anonim, i ka thënë KosovaPress-it, që ata po detyrohen të printojnë literaturën dhe materiale tjera të nevojshme në shkollore nëpër fotokopje private në qytet.


Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se kjo shkollë ka buxhet të mjaftueshëm për të siguruar pajisje për printimin e materialeve shkollore.

Derisa tregoi se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth kësaj situate, Veselaj-Gutaj tha për KosovaPress, se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të renovimeve në këtë shkollë dhe se mund të ketë pasur ndonjë prishje. 

Veselaj-Gutaj: Shkolla “Fadil Hisari” ka buxhet për fotokopje

“Zyrtarisht nuk jam e informuar por shkollat e para, Komuna e Prizrenit, respektivisht Drejtoria e Arsimit e ka buxhetin e ndarë për shkollat dhe secila shkollë në bazë të kapacitetit të numrit të nxënësve e ka edhe pjesën e buxhetit. Që konsideroj se shkollat që janë më të mëdha siç është ‘Fadil Hisari’, kanë buxhet për të siguruar një fotokopje. E dyta shkolla ka qenë në renovim, ka mundësi që ka pasur ndonjë prishje ose pengesë dhe ajo mund të evitohet…Ne jemi në fazën finale të furnizimit me mjete siç janë kompjuterë, fotokopje dhe gjëra të tjera të shkollave ku ka mungesë dhe se javën e ardhshme besoj se do të fillojmë me shpërndarjen e tyre. Nëse është kështu siç po thoni ju, do ta pajisim edhe me një fotokopje”, tha Veselaj-Gutaj.

Shkolla fillore e mesme e ulët “Fadil Hisari”, në Prizren është ndër shkollat me numrin më të madh të nxënësve në këtë komunë.  Më 31 maj të këtij viti janë përuruar renovimet në këtë shkollë, me rastin e 44-vjetorit të themelimit të saj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Shqipëri: Numërohen 97% e kutive, ndryshojnë rezultatet

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Trendafilova sot mban konferencë për media në Prishtinë

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Kosova News 27/10/2024 27/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?