Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë me dije se, me vlerë afër 1 milion euro, ka pajisur institucionet publike, shkollat e muzikës, teatrot e qyteteve, dy universitete publike dhe shtëpitë e kulturës me instrumente si grand piano, piano elektrike, pianino, kontrabas, perkusion dhe pajisje të tjera përcjellëse.
Sipas këtij institucioni, në tërësi janë 118 instrumente të reja dhe 130 pajisje përcjellëse për 29 institucione kulturore dhe arsimore anembanë Kosovës.
“Kjo është vetëm faza e parë e blerjeve të instrumenteve muzikore. Në fazën e dytë do të blehen edhe instrumente të tjera për t’i kompletuar nevojat e komunitetit muzikor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu theksohet se blerje masive të kësi lloji nuk ka ndodhur me herët në vendin tonë.
Kjo është lista e instrumenteve të dhuruara për institucionet anë e mbanë vendit: Filharmonia e Kosovës – Grand Piano, Piano Elektrike, Celesta, instrumentariumi i plotë i perkusioneve, 4 Kontrabasë, Opera e Kosovës – Grand Piano Elektrike, Pulte Hidraulike, Baleti i Kosovës – Piano Elektrike, Teatri Kombëtar i Kosovës – Grand Piano, Biblioteka Kombëtare e Kosovës – Grand Piano, 6. Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore “SHOTA” – Grand Piano, Pallati i Rinisë dhe Sportit – Grand Piano, Amfiteatri i Bilibiotekës Universitare – Grand Piano, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” – Gjakovë – Grand Piano, Pianino, Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” – Prizren – Baby Grand Piano, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” – Gjakovë – Baby Grand Piano, Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko” – Mitrovicë – Baby Grand Piano, Shkolla e Muzikës Gjilan – Baby Grand Piano, Shkolla e Muzikës “Çesk Zadeja” Ferizaj – Baby Grand Piano, Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli” Pejë – Baby Grand Piano, Shkolla e Muzikës Vushtrri – Baby Grand Piano, Shkolla e Muzikës “Faik Sylka” Rahovec – Baby Grand Piano, Shkolla e Muzikës Kamenicë – Baby Grand Piano, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Departamenti i Artit Muzikor – Grand Piano, 2 Pianino, Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” – Fakulteti i Arteve – Grand Piano, 2 Pianino, Teatri i Gjakovës – Grand Piano, Teatri i Pejës – Grand Piano, Teatri i Ferizajit – Grand Piano, Teatri i Mitrovicës – Grand Piano, Teatri i Vushtrrisë – Baby Grand Piano, Teatri i Podujevës – Baby Grand Piano,Teatri i Suharekës – Baby Grand Piano, Shtëpia e Kulturës Obiliq – Grand Piano, dhe Shtëpia e Kulturës Shtime – Baby Grand Piano.


