KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025
Arsim

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

KosovaNewss
KosovaNewss 18:55 -12/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skënderaj, ku po mbahej testimi i nxënësve në vlerësimin ndërkombëtar PISA 2025.

Gjatë vizitës, ministrja Nagavci u takua me nxënësit dhe stafin e shkollës, duke përcjellë nga afër procesin e testimit dhe duke vlerësuar angazhimin e tyre në këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar. Ministrja konsideroi se pjesëmarrja në PISA është një mundësi e vlefshme për të matur dhe kuptuar më mirë kompetencat e nxënësve tanë në lexim, matematikë dhe shkencë, si dhe për të reflektuar mbi zhvillimin e mëtejshëm të sistemit tonë arsimor.

Ministrja Arbërie Nagavci ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së nxënësve për të arritur rezultate më të mira, përmes rishikimit të teksteve shkollore.

Ministrja shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi dhe ritheksoi përkushtimin e Ministrisë për të përdorur të dhënat e këtij vlerësimi në hartimin e politikave të qëndrueshme dhe cilësore në arsim.

PISA 2025, këtë vit do të mbahet në 239 shkolla të Kosovës dhe do t’i nënshtrohen 7.300 nxënës të moshës pesëmbëdhjetë vjeçare. Nxënësit do të testohen në tri fusha, me fokus të veçantë këtë vit, në shkencë dhe mjedis. Cikli i testimit të nxënësve i cili ka filluar sot, do të përmbyllet më 30 maj.

MAShTI ka ndërmarrë një sërë përgatitjesh për testin PISA 2025, duke përfshirë edhe digjitalizimin e testimit, ku këtë vit për herë të parë testi do të zhvillohet në mënyrë tërësisht digjitale.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Senati i UP-së miraton tri rregullore për standarde në avancime

KosovaNewss 12/05/2025 12/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit
21:00 -12/05/2025
Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në
20:57 -12/05/2025
Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit
20:21 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?