Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci, e shoqëruar nga këshilltari Muhedin Nushi, ëstë pritur nga drejtori dhe stafi i Institutit Pedagogjik të Kosovës.
Drejtori i IPK-së, Osman Buleshkaj, theksoi se viti i parë i punës së tij në krye të IPK-së përkon me ndryshime në statut dhe nevojiten organizime të brendshme, për çka edhe kërkoi mbështetjen e MAShTI-it.
Buleshkaj tha se synimi i tij për t’i zhvilluar dy komponentat kryesore, pra punën kërkimore dhe atë zhvillimore, domosdodhmërisht kërkon mbështetjen e Ministres dhe të Ministrisë, andaj edhe vizitën e Nagavcit e cilësoi si motiv shtesë, për t’i përmbushur me sukses synimet e IPK-së.
Ministrja e ka uruar drejtorin e sapozgjedhur, Osman Buleshkaj, për detyrën e re dhe e ka falënderuar ushtruesin e deritanishëm të detyrës së drejtorit të IPK-së, Ismet Potera, për punën dhe angazhimin e tij disavjeçar në udhëheqjen e këtij institucioni.
Ministrja Nagavci tha se prishtshmëritë për punën e drejtorit të ri janë të mëdha, pasi siç u shpreh ajo, është krijuar hapësirë për gjëra përmbajtësore, duke qenë se deri tani është punuar rreth përmirësimit të infrastrukturës ligjore dhe asaj fizike.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se, si institucione, na bashkon qëllimi për të bërë më të mirën për fëmijët tanë, duke i shfrytëzuar resurset në dispozicion, ndërsa uroi që gjatë mandatit të drejtorit të ri, të fillojë procesi i një analize të mirëfilltë të çështjeve në arsim, përmes një pune kërkimore dhe hulumtuese.
Ushtruesi i deritashëm detyrës së drejtorit, Ismet Potera, theksoi rëndësinë e mbështetjes së MAShTI-it në aktivitetet e IPK-së, pasi komponenta e mbështetjes profesionale pedagogjike ka rol të rëndësishëm në sistemin arsimor.
