KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: KRU Mitrovica merr nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin Potok, ndalet veprimtaria ilegale
Ekonomi

Rizvanolli: KRU Mitrovica merr nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin Potok, ndalet veprimtaria ilegale

Kosova News
Kosova News 10:50 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me iniciativë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë, sot është ndërprerë veprimtaria ilegale e strukturave paralele në fabrikën e ujit në Zubin Potok. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas ministres Rizvanolli, kjo fabrikë është një aset kritik për furnizimin me ujë të pijshëm për mijëra qytetarë në komunat veriore të Republikës së Kosovës. “Marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional,” ka deklaruar ajo.

Tutje, Rizvanolli bëri të ditur se nga tani, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” do të jetë përgjegjëse për funksionimin e fabrikës, duke u siguruar që ky sistem jetik të operojë në përputhje me standardet ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës.

“Furnizimi me ujë nuk mund të jetë mjet presioni politik apo kontrolli nga jashtë. Është një e drejtë bazike e qytetarëve tanë, dhe përgjegjësi e institucioneve tona publike që ajo të realizohet në mënyrë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë,” ka theksuar ministrja.

Ajo ka falënderuar Policinë e Kosovës për mbështetjen gjatë këtij operacioni dhe gjithashtu KRU Mitrovicën për gatishmërinë për të shërbyer pa dallim të gjithë qytetarëve të vendit.

Ky hap konsiderohet si një masë e rëndësishme drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e saj.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Zgjedhjet janë zgjidhja përfundimtare, askush nuk e ka shumicën

“I mjerë, i pa edukuar” — Rusia shpërthen në ofendime ndaj Zelenskit pak orë para samitit të paqes në Turqi

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj, KFOR-i dhe FSK-ja e tërheqin mjetin e dyshuar pa ndonjë incident

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Abdixhiku pret në takim Rohden, flasin për propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale

Kosova News 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje
16:19 -15/05/2025
Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses
15:57 -15/05/2025
Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll
15:52 -15/05/2025
Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së
15:19 -15/05/2025
Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues
15:11 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?