Ministri i Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, nëpërmjet një postimi në prrofilin e tij në Facebook, ka treguar se sot ka hapur Forumin e parë të boronicës në Kosovë, për të treguar progresin e deritanishëm të sektorit të frutave të imta.
“Sot pata kënaqësinë që ta hap Forumin e parë të boronicës në Kosovë, për të treguar progresin e deritanishëm të sektorit të frutave të imta e veçanërisht boronicës.
Aktualisht janë 25 hektarë të reja me boronicë që po ngriten falë mbështetjes së Ministrisë përmes Programit për Zhvillim Rural 2022.
Me 1 milion € është përkrahur sektori i frutave manore përmes granteve të vitit 2022”, ka thënë Peci.
Sipas tij, boronica përfaqëson 16% të eksporteve të pemëve të imta, të cilat në vitin 2022 kapën vlerën prej 8.3 milionë eurosh, i cili ishte i orientuar kryesisht për tregun evropian.
“Ne e kemi rritur përkrahjen për kulturën e boronicës, ku përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencione mbështetja për fermerë këtë vit është rritur për 26% krahasuar me vitin 2021.
Ministria është në proces të përgatitjes së Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023, dhe si pjesë e programit është edhe kultivimi i pemëve të imta pasiqë këto të fundit në përgjithësi, por boronica në veçanti paraqet një prej 9 sektorëve me potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës”, është shprehur ministri Peci.
Pas konferencës ai e ka vizituar kultivuesin e boronicës nën serë, Muharrem Aliun, i cili pret që nga java tjetër t’i plasojë në treg boronicat e para nga plantacioni i tij.


