Milani dhe Interi kanë publikuar formacionet startuese para duelit të parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve.
Stadiumi “San Siro” është vendtakim i dy rivalëve të përbetuar të cilët do të përballen me fillim nga ora 21:00.
Milani hyn në këtë duel me një mungesë të madhe. Sulmuesi i rrezikshëm Leao është përfshirë fare për shkak të një lëndimi që pësoi në fundjavë.
Ndërkohë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, e nis takimin nga stoli për Interin.
Formacionet zyrtare:
MILAN: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Kruniq, Tonali, Bennacer, Saelemaekers, Giroud, Diaz.
INTER: Onana, Bastoni, Acerbi, Darmian, Dimarco, Mkhitaryan, Çalhanoglu, Barella, Dumfries, Dzeko, Martinez.