Më 21 korrik në sheshin e Prishtinës, këngëtarët Merita Halili dhe Raif Hyseni do të mbajnë një koncert për adhuruesit e muzikës së tyre.
Këtë çifti e kanë bërë të ditur për shikuesit e RTV21.
Koncerti pritet të fillojë në orën 20:00 dhe për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin nga afër bileta nuk do të ketë, pasi koncerti do të jetë dhuratë për qytetarët.