KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASHTI kërkon nga komunat zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijëve
ArsimSiguri

MASHTI kërkon nga komunat zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijëve

KosovaNewss
KosovaNewss 23:00 -14/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njoftoi se iu është drejtuar komunave të Kosovës për t`ua rikujtuar zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijëve, me qëllim që ata të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme.

MASHTI njoftoi se ky reagim vjen pas rasteve të vetëlëndimit të vajzave të mitura “si pasojë e ndikimit nga platforma TikTok”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke marrë shkas nga rastet e fundit të vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga platforma Tik-Tok, u është drejtuar sot përmes një shkrese të gjitha komunave të Republikës së Kosovës për t’ua rikujtuar domosdoshmërinë për zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijës, në mënyrë që fëmijët tanë të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre. MAShTI si hartuese e politikave ka bashkëvepruar me instancat tjera në fazën e hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të akteve nënligjore që derivojnë nga ky ligj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në linjë me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, është hartuar edhe Politika për Mbrojtjen e Fëmijës në Arsimin Parauniversitar, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë fëmijët dhe të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar publik dhe privat në Kosovë, duke vendosur parime dhe rregulla, të cilat duhet respektuar denjësisht.

MAShTI ka kërkuar që ky dokument të ndahet me të gjithë drejtorët e shkollave, me sygjerimin që t`i kalohet stafit të institucioneve edukative dhe arsimore për ta lexuar, mirëkuptuar dhe nënshkruar deklaratën e saj.

“Aktualisht stafi i MAShTI është duke i mbajtur seancat informuese me komuna në lidhje me këtë dokument. Deri tani janë realizuar seancat në: Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Klinë, Prishtinë, dhe do të vazhdohen këto ditë edhe në komunat: Lipjan; Shtime, Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Kamenicë, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Istog, deri sa t`i mbulojmë të gjitha, përfshirë edhe me tryeza të përbashkëta”, theksohet në njoftim.

MASHTI ka theksuar se përmes edukimit për mbrojtje, institucionet tona edukative dhe arsimore, aftësojnë fëmijët dhe të rinjtë për sjellje të mira e të shëndosha, në çdo nivel e rrethanë, si dhe për shmangien nga konfliktet dhe rreziqet, përfshirë ato virtuale dhe reale.

Gjithashtu lexoni:

Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Arrestohet një person për tentim-vrasje në Pejë

Gjykata Speciale: Konferenca për shtyp e Trendafilovës u anulua në interes të sigurisë publike

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

KosovaNewss 14/10/2024 14/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?