Banori më i ri i “Big Brother VIP Kosova”, është Vedat Bajrami, i cili u bë pjesë e shtëpisë të hënën.
Hyrja e tij është pritur mirë nga publiku.
Qysh nga hyrja e tij, në shtëpi kanë plasur të qeshurat.
Mbrëmë së bashku me banorët e tjerë të shtëpisë kanë diskutuar në lidhje me postimet e familjarëve në rrjetet sociale.
Madje, aktori është treguar kritik ndaj personave që postojnë foto tek varrezat.
“Ka vdekje në familje, s’i ka fol babes së vet qe dy vjet tani del edhe e shkrun ‘’o sikur ta kisha mundësin të kisha edhe një herë’’, aty njerëzit se dijnë që ti s’i ke fol. Ose shkon të vorri, poston foto tu u lutë. Çka po don me kallxu me ata, që ke ardh me ia knu dy- tri dovë a?“, ka deklaruar ai.
Madje ai ka thënë se edhe postimi i fëmijëve në rrjete sociale është gabim.