KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV-ja fajëson Ramën për anulimin e seancës së Kuvendit Komunal
Politikë

LVV-ja fajëson Ramën për anulimin e seancës së Kuvendit Komunal

Kosova News
Kosova News 15:54 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron të paligjshëm dhe të parregullt, anulimin e seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, sipas Grupit të Asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë, kjo ndodhi me urdhër të kryetarit, Përparim Rama.

Në konferencë për media, kryetari i Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha se pozita e dështoi seancën të cilën vetë e ka ftuar.

“Për sot ka qenë e ftuar një seancë e jashtëzakonshme me ftesë të kryetarit Rama, ku do të shqyrtoheshin tetë pika të rendit të ditës, kryesisht rregullore të cilat kanë të bëjnë me jetën praktike të qytetarëve të Prishtinës. Mirëpo, sot jemi dëshmitarë të një akti të paprecedentë, ku me urdhër të kryetarit Rama kjo seancë e jashtëzakonshme u anulua, akoma pa filluar mirë. Edhe pse ishin të gjitha kushtet, qoftë teknike, qoftë kuorumi dhe gjithçka ishte e gatshme për të filluar, në momentin e fundit nga drejtuesi i seancës, u njoftuam se kryetari ka bërë kërkesë për anulimin e seancës”, deklaroi ai.

Tutje, ai shtoi se “koalicioni LDK-PDK është i interesave të ngushta, të grupeve të caktuara të cilat kur nuk përputhen krijojnë bllokadë”.

“Arsyetimi i kryetarit Rama përmes letrës së tij se anulimi ka të bëjë me disa vërejtje të cilat ne si opozitë i kemi shprehur në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, nuk qëndron. Për shkak se si opozitë dhe si anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa në çdo takim që kemi pasur, ne kemi shprehur vërejtjet dhe sugjerimet tona, të cilat asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Vlerësojmë se anulimi i kësaj seance, i paligjshëm dhe i parregullt, një akt i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ka ndodhur për shkak të përplasjeve brenda koalicionit qeverisës për shkak të mos përputhjes së interesave të tyre”, shtoi asamblisti i LVV-së, shkruan KP.

Ai tregoi se cilat kanë qenë pikat që do të duhej të diskutoheshin në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, për çka tha se po humbin qytetarët e kryeqytetit.

“Për javë të tëra qytetarët e Prishtinës janë në ankth dhe janë të nënshtruar një terrori psikologjik në lidhje me dy rregulloret të cilat kanë qenë diskutimi për sot, çështja për ‘Prishtina Parking dhe për mbledhjen e mbeturinave’, e të cilat janë rregullore të cilat drejtpërdrejt ndikojnë tek qytetarët. Mirëpo edhe pse kishte një diskutim mjaft konstruktiv në mbledhjen për Komitet për Politikë dhe Financa dhe ku ne i dhamë propozimet tona, të cilat do të ishin të udhës që të diskutohen në seancë, kjo ndodhi me intervenim të kryetarit Rama që dha urdhër që të anulohet ajo seancë. Kjo është drejtpërdrejt përzierje e kompetencave në kompetencat e Kuvendit Komunal”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Terras: Pasi të formohen institucionet mund të ketë përparim në heqjen e masave për Kosovën

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?