KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Latifi: Kemi pranuar doza të vaksinave pediatrike kundër COVID-19
Shëndetësi

Latifi: Kemi pranuar doza të vaksinave pediatrike kundër COVID-19

Kosova News
Kosova News 14:48 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka konfirmuar se tashmë kanë pranuar doza të vaksinës pediatrike kundër COVID-19, dhe se sot apo të hënën do të mblidhet komiteti për vaksinimin për të dhënë rekomandimin për këto vaksina.

Latifi edhe sot u shpreh i shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në vendi, ndërsa paralajmëroi fushatë të re të vaksinimit antiCOVID.

“Komiteti për vaksinimin do të takohet ose takohen sot ose të hënën, ashtu siç kam thënë edhe dje. Unë nuk jam mbret, jam ministër i Shëndetësisë që i marr këshillat nga ekspertët. I kemi marrë vaksinat e fëmijëve dhe ne ndoshta duhet të fillojmë një fushatë të re vaksinimi për shkak se rastet po na rriten dhe jam shumë i shqetësuar. Fatkeqësisht, kjo është në gjithë botën, jo vetëm në Kosovë… Ne e kemi prej 5+ kur del udhëzimi prej ekspertëve, ju do ta dini”, u shpreh ai.

Ai po ashtu ka treguar edhe për përvojën e tij si pacient, pasi para disa javësh kreu një operim në QKUK.

Latifi tha se trajtimi ka qenë i mrekullueshëm, derisa theksoi se barna për trajtim nuk ka blerë gjatë shërbimit në QKUK.

“Nuk është e vërtetë që operacion më ka bërë vetëm doktor Enveri, mua më kanë operuar katër kirurgë të tjerë që kanë qenë ekip të udhëhequr nga doktor, Enveri, por ajo përvojë ime ishte mrekullueshme përkundër faktit që unë jam vonuar… Përvoja ime prej momentit kur kam hyrë në emergjencë si çdo pacient tjetër nga momenti i ekzaminimit e deri kur e kam marr një skanim, kam dalë nga salla e operacionit gjatë kujdesit intensiv për dy ditë e gjysmë… Nuk kam blerë ilaçe në spital, por kam blerë ilaçe ambulatore që është dashur t’i marr”, tha Latifi. 

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

TAGGED: Rifat Latifi, vaksinat pediatrike kundër COVID-19
Kosova News 24/06/2022 24/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona
10:29 -12/05/2025
Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
10:19 -12/05/2025
Rasti Mati, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri
09:45 -12/05/2025
Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B
09:27 -12/05/2025
Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS
08:49 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?