Kryetari i komunës së Podujevës, Shpëtim Bulliqi, është tronditur me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë të Lëvizjes, Denis Mahmuti.
“Vdekja e Denisit në moshë kaq të re na pikëlloi e lëndoi thellësisht të gjithëve. Denisi do të mbahet mend gjithmonë si anëtar i devotshëm i Lëvizjes, person i dashur me të gjithë dhe si një qytetar shembullor i Podujevës”, ka shkruar Bulliqi.
Bulliqi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti, miqve të Denisit dhe gjjthë aktivistëve të Lëvizjes!