KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore
Kulturë

Kurti: Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore

KosovaNewss
KosovaNewss 23:06 -21/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, thotë se Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, llojllojshmëria e së cilës sot shprehet në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, e trashëguar nga e kaluara jonë.

Kurti thekson se janë bërë hapa të mëdhenj për të dalë nga periudha e emergjencave e që siç shprehet kryeministri “objektivi ynë i radhës është menaxhimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore”, raporton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Respektojmë diversitetin kulturor, promovojmë historinë e identitetin, mbështesim zhvillimin e paqen.

Në ditën ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim njohim dhe vlerësojmë pasurinë e shumëllojshme të shtetit tonë, dhe rolin e saj në promovim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, llojllojshmëria e së cilës sot shprehet në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, e trashëguar nga e kaluara jonë. Përfitimet për shoqërinë nga mbrojta e trashëgimisë kulturore janë të shumta.

Kemi restauruar dhe vazhdojmë të restaurojmë xhami, hamame, teqe, kisha katolike, kisha ortodokse, zona historike, kulla e shtëpi tradicionale, mulli, ndërtesa historike e publike për të promovuar harmoninë ndër-fetare si vlerë universale të shoqërisë sonë dhe historinë tonë të pasur kombëtare e shoqërore.

Shumë punë janë bërë dhe akoma më shumë punë na presin në fuqizimin e muzeve publik ku ruhen dëshmitë materiale të lashtësisë, dhe pasqyrohen traditat e vlerat e trashëgimisë shpirtërore kulturore të popullit tonë.

Vazhdojmë me gërmime profesionale në lokalitetet tona arkeologjike, ndërsa ato po i bëjmë edhe me plane e njësi menaxhimi për t’i pritur më mirë vizitorët dhe edukuar më drejt fëmijët e të rinjtë tanë.

Kemi bërë hapa të mëdhenj për të dalë nga periudha e emergjencave. Objektivi ynë i radhës është menaxhimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore.

Bashkë do të sigurohemi që pasuria jonë kulturore të përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë.

Gjithashtu lexoni:

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca

Qeveria-BE-së: Të hiqen sa më parë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Hysri Selimi shiste Kosovën për 700 euro – i dyshuar si spiun i BIA-s serbe

Tjetër bastisje në Mitrovicën Veriore, policia kap armë dhe paisje ushtarake, raketahedhës (zolla), jelekë antiplumb,helmeta…

Kurti për askionin në veri: Kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit

KosovaNewss 21/05/2023 21/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë
19:28 -08/05/2025
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme
19:25 -08/05/2025
HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri
19:22 -08/05/2025
Kosova me potencial për t’u bërë qendra kryesore e kriptos në Ballkan dhe Evropë
19:20 -08/05/2025
Zbardhen detajet e marrëveshjes tregtare mes SHBA-së dhe Britanisë
19:16 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?