Ad image

Vepra e kompozitorit nga Kosova Ardian Halimi  interpretohet nga Filarmonia e Radios Gjermane (VIDEO)

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:18 -13/06/2022

Kompozitori nga Kosova Ardian Halimi i cili jeton dhe vepron ne Gjermani , ka bërë një  hap të rëndësishëm drejt karrierës ndërkombëtare. Vepra e tij orkestrale  “Stille flüstert um uns beide” (Heshtja pëshpërit përreth ne të dy) u jetësua të premtën e javës së kaluar   nga Deutsche Radio Philharmonie në Saarbrücken nën dirigjimin e Manuel Nawri.

Për këtë ngjarje  ka njoftuar kompozitori Halimi i cili e vlerëson si përmbylljen e javës së kaluar si një nga kujtimet më të mrekullueshme të rrugëtimit të tij si kompozitor.

Vepra e Ardian Halimit “ “Stille flüstert um uns beide” u prit me duartrokitje të mëdha nga të pranishmit, kurse po ky koncert do të transmetohet edhe në SR 2 Kultur Radio në Gjermani, më datën 29 shtator

Kujtojmë se veprën “Stille flüstert um uns beide” (Heshtja pëshpërit përreth ne të dy) kompozitori Halimi e ka  realizuar në vitin e koronavirusit, dhe ia ka kushtuar bashkëshortes së tij, sopranos së mirënjohur  Elbenita Kajtazi.

Shpërndaje