PriFest edicioni 14-të shtyhet për në gusht, festivali do të mbahet nga data 23 deri më 28 gusht 2022, kjo është bërë e ditur nga PriFest – Prishtina International Film Festival.
Në njoftim thuhet se për shkak të një numri të madh të ngjarjeve që do të ndodhin në kryeqytet në korrik si dhe festivaleve ndërkombëtare që përplasen me datat e PriFest, Menaxhmenti i PriFest ka vendosur që të ndërroj datat për edicionin e 14-të – me 23-28 gusht 2022.
Në të njëjtën kohë siç është deklaruar tanimë do të mbahet edhe edicioni Odesa IFF beyond borders në PriFest.
Rezervoni datat që të keni mundësi të vizitoni festivalin, të promovoni prodhimet tuaja filmike, të bëni networking me film bërës nga Ballkani e Evropa si dhe të argëtoheni pa fund. /rtklive/