Ad image

Ndahen çmimet e projektit “Gara e Rinisë për Ndryshim”

Kosova News
Kosova News 18:33 -14/06/2022

Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të projektit ‘Gara e Rinisë për Ndryshim’, që është pjesë e Programit të Lidershipit të të Rinjve, të implementuar nga OJQ Toka.

Në kuadër të këtij projekti janë pranuar 27 ide të ndryshme nga të rinjtë në fusha të ndryshme, ndërsa në përmbyllje të projektit u shpërblyen tri idetë më të mira. Dy projekte nga fusha e të drejtave të njeriut dhe një nga fusha e edukimit.

Grupi “Drejt Komunitetit Ideal” nga Lipjani mori vendin e parë, “Seekers” nga Prishtina, vendin e dytë dhe grupi “Ndryshimtarët e rinj” nga Malisheva vendin e tretë.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Hajrulla Çeku. Në këtë ngjarje gjithashtu u vlerësua mbështetja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në zhvillimin e shkathtësive të rinisë përmes projekteve të ndryshme.

“MKRS-ja vitin që lamë pas ka bashkë financuar pesë kampe trajnuese nga të cilat përfituan 150 pjesëmarrës të rinj”, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit./kosovanews/

TAGGED: ,
Shpërndaje