Kinoteka e Jugosllavisë ka të arkivuar shumicën e prodhimeve kinematografike të ish-Federatës. Si arkiv i filmit jugosllav shkon përtej kësaj.
Posedon prej kostumeve e gjësende të tjera që janë përdorur nëpër role të ndryshme nëpër filma. Por rreth 200 veta, midis tyre shumica serbë, prej të shtunës mbrëma kanë arkivuar në mendjen e tyre edhe një rrëfim: atë për sfidat dhe suksesin e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe e Rahovecit. Historia e saj është edhe derivat i krimeve serbe në Kosovë gjatë viteve të luftës.
Ajo mbeti e vejë pasi burri iu vra bashkë me shumë bashkëfshatarë në vitin 1999. /koha/