Justina Shiroka-Pula ka dhënë të premten dorëheqje nga pozita e saj si nënkryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHA).
Në letrën e dorëheqjes thuhet se kjo po bëhet për shkak të rrethanave të krijuara në Akademi dhe rreth saj, dhe pamundësisë së bashkëpunimit kolegjial dhe njerëzor me udhëheqjen e Akademisë, raporton koha.
Ajo ka sqaruar se do të vazhdojë punën e saj në Akademi për të dhënë kontributin akademik dhe kërkimor në institucion.