Ad image

Ekspozita kolektive e artit pamor në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 09:53 -03/06/2022

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës”, mbrëmë në Ferizaj, është bërë hapja e ekspozitës tradicionale kolektive e artit pamor e organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.

Në hapjen e kësaj ekspozite ka marrë pjesë, nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Ajo me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në qytetin e Ferizajt.

Ndërsa, kryetarja e jurisë Pranvera Sylejmani, ka falënderuar të gjithë artistët që me punimet e tyre kanë kontribuar që kjo ekspozitë të jetë e një niveli të kënaqshëm. Me një fjalë të pranishmëve i është drejtuar edhe Skender Bedriu.

Ndërkaq fituesja e kësaj ekspozite Jeta Neziri, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë.

Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin: Pranvera Sylejmani-kryetare e komisionit, Driton Kastrati-anëtar, Dije Bllaca-anëtare.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 qershor./21Media

Shpërndaje