Komuna e Drenasit e përfshirë nga vërshimet, fshati Poklek nën ujë

Komuna e Drenasit është përfshirë nga uji si pasojë e vërshimeve të fundit. Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit, duke vështirësuar jetën e banorëve në disa zona. Në pamjet e siguruara shihet se fshati Poklek është mbuluar nga uji, ndërsa disa rrugë dhe sipërfaqe bujqësore janë të përmbytura/ eo