KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI: 23 komuna shënuan rritje të transparencës komunale
Ekonomi

KDI: 23 komuna shënuan rritje të transparencës komunale

Kosova News
Kosova News 11:38 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar Transparometrin Komunal, ku pasqyrohen të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për periudhën janar – qershor 2022.

Sipas njoftimit, bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, komunat me nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues janë: komuna e Rahovecit  me 83 pikë apo 94.32%, komuna e Gjakovës me 80 pikë apo 90.9%, komuna e Kamenicës dhe ajo e Mitrovicës së Jugut me nga 78 pikë apo 88.63%, komuna e Lipjanit, Pejës, Podujevës dhe Prishtinës me nga 77 pikë apo 87.5%, komuna e Drenasit, Kaçanikut si dhe Prizrenit me nga 76 pikë apo 86.36%. Në anën tjetër, komunat që kanë treguar nivel më të ultë në përpushjen e indikatorëve vlerësues janë: komuna e Zveçanit dhe Kllokotit me nga 45 pikë apo 51.13%, komuna e Fushë Kosovës, Novo Bërdës, Ranillugut, Parteshit si dhe Zubin Potokut me nga 44 pikë apo 50 %.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjatë kësaj periudhe janë plotë 23 komuna të cilat kanë shënuar rritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, dy komuna janë me pikë të njëjtë në dy periudhat vlerësuese dhe 13 komuna kanë shënuar rënie në përmbushjen e transparencës komunale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rritje më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.

“Komuna e Shtërpcës nga 62 pikë ka shënuar rritje për 22 pikë derisa komuna e Kamenicës nga 62 pikë, ka shënuar rritje për 18 pikë gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit janar – qershor 2022”.

Ndërsa, sipas njoftimit krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Deçanit, komuna e Skënderajt, Fushë-Kosovës, Hanit të Elezit, Klinës, Obiliqit dhe Vushtrrisë mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rënie më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.

“Komuna e Deçanit nga 64 pikë sa ishte e vlerësuar gjatë periudhës janar – qershor 2021, gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit për vitin 2022 ka shënuar rënie për 10 pikë, komuna e Skënderajt dhe Fushë Kosovës kanë shënjuar rënie me nga 7 pikë, komuna e Hanit të Elezit, Klinës dhe Obliqit kanë shënuar rënie me nga 6 pikë”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Ndryshe, krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Rahovecit dhe ajo e Malishevës, mbetet ndër komunat të cila kanë treguar rezultat të njëjtë, pa ndonjë rënie apo ngritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.

Gjithashtu lexoni:

ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë

Durmishi: Sfidat janë të përkohshme por urat do të jenë të përhershme

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Kosova News 02/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Dy ekipe do të ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit
22:23 -07/07/2025
“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza
22:20 -07/07/2025
Porsche thotë se Taycan është vetura më e mirë elektrike në botë
22:17 -07/07/2025
Kjo kompani ju paguan për t’i skanuar valët e trurit tuaj dhe për t’i transformuar ato në art
22:15 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?