KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katari i interesuar për investime afatgjate: Kosova është shumë e rëndësishme për ne
Ekonomi

Katari i interesuar për investime afatgjate: Kosova është shumë e rëndësishme për ne

Kosova News
Kosova News 17:33 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti priti sot një delegacion nga Katari të kryesuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri, me të cilin ka biseduar mbi bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në vend.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin tregtar me shtetin e Katarit dhe mirëpret investime të huaja.

Ai e njoftoi ambasadorin Al Marri për treguesit ekonomikë, me theks te rritja ekonomike prej 10.53% dhe rritja e eksporteve prej 83% duke nënvizuar se Kosova synon të bëhet vend me ekonomi të orientuar kah eksporti.

Me demokraci kualitative, sundim të ligjit, popullatë të re dhe fuqi punëtore të talentuar, kryeministri Kurti tha se Kosova është mundësi e mirë për investime të huaja.

Ambasadori Al Marri u shpreh se Republika e Kosovës është shumë e rëndësishme për Katarin, teksa nënvizoi faktin që vizita e parë e këtij delegacioni në rajon po zhvillohet në Kosovë.

Me ambasadorin Al Marri, kryeministri Kurti foli edhe për Fondin Sovran që do ta themelojë Kosova. Shkas për këtë ishte fakti që edhe Katari ka një Fond Sovran.

Ndërsa drejtori rajonal i Zhvillimit të Biznesit për Evropën, Rusinë dhe Turqinë i shtetit të Katarit, Mubarak Abdulziz Al-Khulaifi, pjesë e delegacionit, tha se janë të interesuar për investime afatgjate.

Kryeministri Kurti ftoi delegacionin që t’i shqyrtojë mundësitë për investime në Kosovë dhe që së bashku të ndërtojmë një urë ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu lexoni:

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore

ATK për katër muaj mbledhë gjithsej 390.2 milionë euro

TAGGED: Albin Kurti, Investimet në Kosovë, Katari
Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?