Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se sot i është dhënë lamtumira e fundit babait të zënedësministrit Hyseni dhe në varrim ka marrë pjesë edhe kryeministri Kurti me disa nga ministrat e tij.
“Me kryeministrin Albin Kurti, ministra, deputetë, aktivistë, shokë e shoqe, ishim te varrezat e fshatit Mushtisht në varrim të bacës Ilaz, duke ndarë dhimbjen dhe ngushëllimet me Hysenin dhe familjarët e tij.
Qoftë kujtimi për Ilaz Durmishin i përhershëm, e shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar Arlind Manxhuka.
Më poshtë, disa foto:





