KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » HRW: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vë pah nevojën e vazhdueshme për drejtësi
Politikë

HRW: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vë pah nevojën e vazhdueshme për drejtësi

Kosova News
Kosova News 10:46 -31/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vë në pah nevojën e vazhdueshme për drejtësi, 24 vjet pas luftës në Kosovë, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW).

Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nis më 3 prill, në Gjykatën Speciale.

Kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

ë katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

“Ky gjyq është ndaj katër njerëzve të akuzuar për kryerje të krimeve të tmerrshme, gjatë dhe pas luftës, kur konflikti ka mbaruar, përfshirë kundër njerëzve nga grupe të ndryshme etnike”, ka thënë Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën Human Rights Watch.

Ky gjyq “u ofron mundësi viktimave që, pas aq shumë vjetësh, të mësojnë çfarë ka ndodhur, dhe vë në pah pandëshkueshmërinë që vazhdon të ekzistojë për konfliktin në Kosovë, por edhe për luftarat tjera në ish-Jugosllavi”.

Në Kosovë, disa njohës të fushës së drejtësisë besojnë se gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i njëanshëm, meqë Gjykata Speciale nuk përfshin krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës apo në ndonjë territor tjetër.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Në reagimin e HRW-së është përmendur edhe rëndësia e mbrojtjes së dëshmitarëve, duke marrë parasysh “frikësimin e dëshmitarëve në rastet tjera kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së”.

“Gjykata, po ashtu, duket të ketë kontakt të vazhdueshëm në Kosovë dhe Serbi, për ta mbajtur publikun të informuar për rastin dhe për parimin e përgjegjësi penale individuale”.

Aktualisht në Gjykatën Speciale është duke vazhduar gjyqi edhe ndaj ish-pjesëtarit tjetër të UÇK-së, Pjetër Shala.

Ai akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar, ku supozohet se janë keqtrajtuar disa njerëz dhe njëri prej tyre është vrarë.

Vetë Shala ka thënë se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Speciale e ka shqiptuar dënimin e parë për krime lufte.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Kosova News 31/03/2023 31/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?