KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Fushatat e orkestruara kundër Faton Pecit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve e pronarëve të bizneseve mediatike
Politikë

Gërvalla: Fushatat e orkestruara kundër Faton Pecit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve e pronarëve të bizneseve mediatike

Kosova News
Kosova News 18:17 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka reaguar fuqishëm përmes një postimi publik në mbrojtje të ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të ndershme dhe të përkushtuara të qeverisë Kurti.

Gërvalla theksoi se ministri Peci është “punëtor i madh, i ndershëm deri në palcë, i guximshëm si rrallë kush, i ditur, i edukuar, plot integritet dhe dinjitet”. Sipas saj, sulmet sistematike kundër ministrit Peci janë fushata të mirëorkestruara nga rrjete të krimit të organizuar dhe interesa të lidhura me disa media, të cilat ajo i cilësoi si jo-gazetareske.

“Fushatat e orkestruara dhe sistematike të muajve të fundit kundër Fatonit, para dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve e pronarëve të bizneseve mediatike, që veç gazetarë nuk janë,” tha Gërvalla.

Ajo shtoi se përpjekjet për njollosjen e ministrit janë të kota, pasi qytetarët e Kosovës e kanë njohur dhe vlerësuar punën e tij, duke e vendosur atë ndër më të votuarit në vend. Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e institucioneve ndaj punës me ndershmëri dhe integritet, pavarësisht sulmeve të jashtme.

“Nuk ka fushatë njollosëse, nuk ka kërcënim e as sulm që na ndal. Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime, e ne po vazhdojmë me punët e shumta që kemi përpara, me nder, dinjitet e integritet,” përfundon postimi i saj.

Ky reagim publik nga një prej zyrtareve më të larta të shtetit vjen si mbështetje e fuqishme për një nga ministrat më të zëshëm dhe më të votuar të kabinetit aktual, në një kohë kur sulmet dhe dezinformimi vazhdojnë të sfidojnë integritetin e institucioneve në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova News 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?