KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Filmi “Në kërkim të Venerës” është kandidati i Kosovës për Oscars 2023 (VIDEO)
Kulturë

Filmi “Në kërkim të Venerës” është kandidati i Kosovës për Oscars 2023 (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 08:48 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Në kërkim të Venerës” me skenar dhe regji nga Norika Sefa, është përzgjedhur nga komiteti selektues si kandidati që propozon Kosova në garën e Akademisë së Çmimeve të Oscars për vitin 2023.

“Përveç rrugëtimit të suksesshëm në festivale, ‘Në kërkim të Venerës’ përfaqëson autenticitetin por edhe shumëllojshmërinë tematike që trajton kinemaja kosovare viteve të fundit. Në mënyrë të pashembullt filmi të bën të vëzhgosh nga distanca, përderisa në të njëjtën kohë të lidhë me secilin personazh. Ne besojmë se bota ka nevojë për filmbërës autentikë, dhe qasja e gjuha unike e Norika Sefës e bën filmin një kandidat të denjë për këtë garë”, u shpreh komiteti selektues i Kosovës përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatit të Kosovës.

Filmi përcjellë adoleshenten e qetë Venerën (luajtur nga Kosovare Krasniqi) që jeton në një qytet të vogël në Kosovë. Në shtëpi, ku tre breza jetojnë së bashku në një shtëpi të vogël, ajo nuk ka aspak privatësi, transmeton Klan Kosova.

“Jam veçanërisht i gëzuar që ‘Në kërkim të Venerës’, një jetë-botë e një adoleshente e krijuar mjeshtërisht, dhe një vepër thuajse fiksion etnografik shqisor i një fshati të vogël, është zgjedhur të përfaqësoj Kosovën në platformën më të madhe të kinemasë në botë.” shtoi, Lum Çitaku, drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës pas vendimit të komitetit selektues.

Komiteti selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve e Oscars ishte e përbërë nga kineastët nga Kosova: Ismet Sijarina, Blerta Basholli, Samir Karahoda, Visar Morina, Alban Uka, Valmira Hyseni, dhe Enis Saraçi.

Me producent Besnik Krapin, drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazher Stefan Stabenow, skenograf Arben Shalën, zërin nga Risto Alchinov, kostumografe Desantila Lika, grimere Lidona Berisha. Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj etj.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Kaçanikut.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë

Rama: Komuna do ta mbështesë edhe sivjet Festivalin e Këngës në RTK

Promovohet libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”

Ekspozita “Testament” hapet në Galerinë e Arteve në Pejë: Një thirrje për barazi, përfshirje dhe reflektim shoqëror

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

KQZ: Ndërrimi i qendrës së votimit bëhet me ndryshim të adresës
12:38 -11/07/2025
Osmani: Zëri i nënave të Srebrenicës, thirrja më e fortë kundër padrejtësisë
12:36 -11/07/2025
Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim
12:24 -11/07/2025
Gashi: Duhet ta bëjmë një Qeveri cilado qoftë ajo, po i shohim deklaratat e Trump e konfirmimin e presidentes
12:19 -11/07/2025
Bahtiri: Urat mbi Ibër po marohen, s’ka kush që i ndalë
12:07 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?