Emërohen anëtarët e Bordit të KRU-së “Drini i Bardhë”

Qeveria e Kosovës ka emëruar sot anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes Drini i Bardhë. Arjeta Zeka është zgjedhur kryesuese, ndërsa Ilaz  Halili anëtar, Shkodran Gaxherri anëtarë, Zamire Deçani-Beqiri anëtare, Rina Sylafeta-Kumnova anëtare dhe Besim Kajabegolli anëtar. Mandati i tyre është trevjeçar. Emërimi i tyre është votuar me shumicë votash në Qeveri.