Ministria e Financave ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit në qytetin e Vitisë.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune Sokol Haliti.
Ai tha se sot është njoftuar nga drejtoria e financave se iu janë ekzekutuar pagat.
“Po, Drejtoria e Fianancave më informoi se sektori i buxhetit pranë ministrisë ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit e komunës tonë,” tha Haliti.
Mësimdhënësit e Vitisë kanë qenë të vetmit të cilëve nuk iu janë ekzekutuar pagat, pasi nga MF thanë se kjo komunë ka mungesë të buxhetit në kategorinë e pagave.