Ad image

Vërshimet e fundit në Kosovë, ministri Peci: Kemi paraparë 3 milionë euro për kompensim në sektorin e bujqësisë

Kosova News
Kosova News 13:46 -24/11/2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se Komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në të mirat materiale, është duke i bërë vlerësimet në terren, pas vërshimeve me të cilat u përballën disa komuna.

Ai ka thënë se Ministria që ai drejton, ka paraparë një kompensim për dëmet në sektori ne bujqësisë në vlerë prej 3 milion euro dhe këtë do ta procedojë nesër për miratim në Qeveri.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se prej datës 30 shtator të këtij viti është themeluar Komisioni qeveritar qendror për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga të mirat materiale ku bëjnë pjesë ministritë përkatëse.

“Në fazën në të cilën jemi aktualisht komiteti qendror i këtij mekanizmi është duke bërë vlerësimet dhe është duke marrë të dhënat nga tereni dhe nga komunat, ndërsa nëse flasim specifikisht për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ne kemi të paraparë një kompensim për dëmet në sektorin e bujqësisë në të i cilin vlera monetare përkrahjes është 3 milionë euro, dhe ne si Ministri nesër do ta procedojmë për në Qeveri për mbledhjen e radhës”, ka thënë Peci.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në disa komuna të Kosovës është raportuar për vërshime dhe vështirësi në qarkullim. Vërshimet në disa pjesë kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, si dhe më shumë në fushën e bujqësisë.

Shpërndaje