Ad image

Ujësjellësi “Prishtina” me aplikacion për pagim të faturave

Kosova News
Kosova News 15:25 -30/05/2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi se konsumatorët nga e hëna do të mund t’i paguajnë faturat nëpërmjet aplikacionit online.

Sipas KRU-së, aplikacioni “e-kurp” tash për tash do të funksionojë në sistemin Android, ku pos pagesës, në të mund të shihen borxhi dhe shërbimet e ujësjellësit e të kanalizimit.

Ndërkohë, kjo kompani javën që shkoi i dërgoi rreth 600 ekonomi familjare te përmbaruesi për shkak të borxheve të akumuluara nga paslufta.

“Borxhi i konsumatorëve vazhdon të jetë i lartë në ndërmarrjen tonë, për fat të keq ende ka konsumator të cilët nuk kanë vullnetin për të paguar ujin. Në përgjithësi borxhi total nëse e marrim është mbi 45 milionë euro në tentativë për të ofruar 50 milionë euro që nga paslufta”, thuhej në njoftimin e kompanisë.

Shpërndaje