Ad image

Sot votohet lista e dëshmitarëve që do të intervistohen nga Komisioni Hetimor

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:54 -10/06/2022

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë elektrike për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të votohet lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Deri tani ka ky komision ka mbajtur disa  mbledhje.

Kuvendi i Kosovës i ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë elektrike që ngjallën debate në Kuvend mes pozitës dhe opozitës./Kosovanews/

Njoftimi i plotë nmga Kuvendi:

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të Ditës;

2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 08.06.2022;

3.    Votimi i listës se dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim;

4.    Të ndryshme;

Vendi: N204

Koha: 14:00

TAGGED: , ,
Shpërndaje