Çmimet e naftës arritën nivele të reja pasi liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta që ka qenë për dy muaj, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur në muajt e fundit, të nxitura – pjesërisht – nga lufta në Ukrainë. Nafta e papërpunuar Brent është rritur më shumë se 70% gjatë vitit të kaluar.
Rusia aktualisht furnizon 27% të naftës së importuar të BE-së dhe 40% të gazit të saj dhe çmimet e naftës u rritën sërish pas lajmeve për embargon e fundit të BE-së./21Media