KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parkingu nëntokësor në Prishtinë afër finalizimit, caktohet koha e hapjes
Ekonomi

Parkingu nëntokësor në Prishtinë afër finalizimit, caktohet koha e hapjes

Kosova News
Kosova News 10:55 -13/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fund të nëntorit hapet parkingu nëntokësor tek Universiteti

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, në KTV ka treguar se parkingu nëntokësor te kampusi i Universitetit të Prishtinës do të hapet në fund të nëntorit.

Zogaj, ka treguar se ishte planifikuar që parkingu të hapej më herët, por është shtyrë për shkak të ndërrimit të dizajnit që ka bërë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Parkingu përballë katedrales do të hapet në fund të nëntorit. Është shumë afër. Ishte paraparë të hapet më herët, por e kemi ndërruar dizajnin e pjesës së sipërfaqes. Mbi parkingun nëntokësor do të ketë gjelbërim, park urban me shtigje të ecjes e me drurë. Kryetari Rama e ka ndërruar pak dizajnin e ka zgjatur afatin kohor. Është bërë punë fantastike, do të hapet në nëntor. Do të jetë parking fantastik për qytetarët që vijnë prej jashtë Prishtinës që të parkohen aty e ta kenë më të lehtë qasjen në Qendër të Prishtinës”, ka thënë Zogaj.

Ai ka treguar se për të larguar tollovinë në Prishtinë, është planifikuar të ndërtohen tri parkingje nëntokësore në periferi.

“130 mijë vetura hyjnë nga jashtë në Prishtinë, e janë diku rreth 80 mijë vetura lokale. Në ditë të zakonshme qarkullojnë rreth 200 mijë vetura, që për rrugët e Prishtinës është enorme. Kjo na ka çuar të mendojmë të ndërtojmë parkingje nëntokësore në hyrje të Prishtinës. Një parking i madh nëntokësor është planifikuar te Stacioni i Autobusëve, një te rrethi i madh i Prishtinës, për veturat që vijnë nga Veterniku, një tjetër në hyrje të Prishtinës nga ana e Podujevës. Parkingje me kapacitet 700 deri 1000 vetura”, ka thënë Zogaj.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzojeni ujin në mënyrë racionale

Kosova News 13/10/2022 13/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani takon ndaras liderët politikë për tejkalim të krizës
09:32 -02/07/2025
Humb jetën një i mitur dhe lëndohen dy tё tjerё në vetaksident trafiku
09:10 -02/07/2025
Moti me diell e vranësira të shpërndara
08:34 -02/07/2025
Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë
08:32 -02/07/2025
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?