Ad image

Oda Amerikane kundër tërheqjes së kursimeve pensionale

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:57 -30/05/2022

Në kohën kur iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës është vënë në agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimin e saj lidhur me aprovimin e mundshëm të ndryshimeve të propozuara të cilat do të bënin të mundur tërheqjen e një pjese të kursimeve të kontribuuesve pensional.

<p>Në kohën kur iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës është vënë në agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimin e saj lidhur me aprovimin e mundshëm të ndryshimeve të propozuara të cilat do të bënin të mundur tërheqjen e një pjese të kursimeve të kontribuuesve pensionalë.

OEAK nwpwrmejt njw komunikate thotw se duke mirëkuptuar shqetësimin e iniciuesve dhe ithtarëve të ndryshimeve të propozuara për sa i përket ngritjes së kostos së jetesës, Oda Amerikane rikujton se tkurrja e kursimeve pensionale në llogari të përballimit të sfidave aktuale cenon prospektet për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit.

“Po ashtu duke pasur parasysh që një pjesë e fondeve të kursimeve pensionale janë të investuara në bonot e thesarit, tkurrja e mundshme e fondeve do të cenojë edhe mundësitë e shtetit për realizim të investimeve kapitale, e cila në anën tjetër do të ngadalësojë edhe rritjen ekonomike. Përfitimet afatshkurta socio-ekonomike nga të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk do të tejkalonin në asnjë mënyrë pasojat negative të një mase të tillë. Prandaj, politikbërësit në Kosovë, shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare, por edhe hisedarët e tjerë, duhet të përfshihen në dialog gjithëpërfshirës me qëllim të identifikimit të masave të duhura për tejkalim të krizës aktuale dhe asaj që mund të pasojë në muajt në vijim”, thuhet në njofitm.

Shpërndaje