Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka folur edhe për pagën minimale.
Ai ka thënë se ligji për pagën minimale nuk ka të bëjë me veteranët dhe nuk ka të bëj me diskriminim siç thuhet.
“Pra ai diskriminim ka ndodh ne vitin 2017 kur është fshirë neni 18 ku këtë kategori e shkëput nga ligji i pagave. Ne çfarë kemi dorëzuar është një projektligj për pagën minimale qe t’i ndihmojnë sektorit privat dhe publik që paga neto të rritet dhe të hiqet tatimi për 250 euro të para”, tha ai.
Kurse për tërheqjen e mjeteve të trustit, ai tha se në vitin 2021 ka shkaktuar barrë buxhetore. “Kjo mund të ndodh edhe tani që planifikimet e viteve tjera në vend që t’i shfrytëzojë për rritje të pensioneve ne duhet të paguajmë borxhin për tërheqjen e mjeteve të trustit. Kërkojmë qe të kemi mirëkuptimin që të bëjmë reformat pensionale”, tha ai. /rtklive/