Ad image

MSH thotë se s’ka ndarë 10 mijë euro për larje të veturave: Shifra është vendosur për çështje teknike

Kosova News
Kosova News 11:32 -18/11/2022

Ministria e Shëndetësisë kanë reaguar lidhur me ndarjen e buxhetit prej 10 mijë eurosh për larjen e veturave.

Nga MSH thonë se s’është e vërtetë që janë ndarë 10 mijë euro s’është për t’u marrë parasysh pasi që vetëm është vendosur në kontratë kornizë vetëm për çështje teknike që ndërlidhen me prokurimin.

“Ministria e Shëndetësisë ju informon juve dhe publikun së Ministria nuk ka lidhur kontratë me vlerën siç është paraqitur në titullin e artikullit tuaj pasi që, vlera buxhetore e parashikuar për periudhën 36 mujore është 4,500.00 €. Në platforme vlera prej 10,000.00 është bërë për qellim të procedimit të këtij aktiviteti në formë të kontratës kornize, andaj vlera prej 10,000 € nuk është për tu marrë parasysh nga OE pasi që është vetëm për çështje teknike të sistemit të prokurimit, prandaj informata së MSh ka ndarë 10,000 euro për shërbime të autolarjes nuk është e vërtete, sepse në DT ceket vlera e sakte dhe jepet sqarimi”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Shpërndaje