Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka prezantuar punën dyvjeçare të tij.
Me një videomesazh, Damka ka njoftuar lidhur me projektet, marrëveshjet dhe investimet e bëra nga MZHR.
“Të arriturat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për 2 vitet e fundit.
• Janë realizuar 33 projekte të investimeve kapitale në 34 komuna, në vlere afër 2.3 Milionë €.
• Edhe në këtë vit MZhR ka nënshkruar 14 marrëveshje me 14 Komuna për investime kapitale. Ku përmes kësaj thirrje Komunat kanë përfituar afër 1.7 Milion €.
• Përveç investime kapitale në komuna jan përkrahur edhe bizneset mikro dhe të mesme, ku kanë përfituar 501 biznese dhe janë gjeneruar rreth 1135 vende të reja pune, me një financim afër 5 Milionë Euro.
• MZhR ka nënshkruar kontrata me 70 OJQ ku janë zbatuar 70 projekte që kanë përfituar rreth 200 të rinj dhe gra.
Ministria jonë për periudhën 2020-2030 synon ta vendos ne nivel më të larta bashkepunimin rajonal, ta forcojë sistemin për matjen e performancës rajonale, projektet e suksesshme të realizuara, hartimin e politikave për zhvillim rajonal, programet për zhvillim rajonal dhe qasja në fondet e BE-së” thuhet në njoftimin e Damkas.