Ad image

Bislimi thotë se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja s’duan të kalojë Trusti

Kosova News
Kosova News 21:12 -14/06/2022

Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi s’po ia mbushin syrin argumentet e deputetit Bekim Haxhiu për tërheqjen e trustit deri në 30%, që i tha në diskutimin e organizuar nga Instituti GAP.

Me kundërakuzë iu kthye ligjvënësi nga PDK-ja, që tha se Bislimi nuk po e di se si janë të ndara dhe se si ruhen kursimet pensionale.

I dyti i qeverisë nuk i beson as nijetit të partive opozitare në këtë nismë.

Projektligji për tërheqjen e Trustit do të shqyrtohet të enjten në Kuvend./kk/

Shpërndaje