Ad image

Bie në 5% numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:16 -09/06/2022

Drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, ka thënë se numri i veturave të paregjistruara ka rënë në 20 mijë, nga mbi 200 mijë sa ishte para 15 muajsh. Në tryezën “veturat e paregjistruara dhe të pasiguruara si sfidë për anëtarësimin në sistemin e Kartonit të Gjelbër”, Camaj ka thënë se tash në rrugët e Kosovës vetëm 5 për qind e veturave që qarkullojnë janë të paregjistruara.

Si vetura të paregjistruara llogariten vetëm ato që s’janë regjistruar në dy vjetët e fundit, ka thënë ai.

“Deri tani kur po raportojmë automjete të regjistruara janë 408 mijë e 219 automjete. Të paregjistruara në dy vitet e fundit janë 20 mijë e 630 automjete. Do të thotë numri i automjeteve të paregjistruara ka rënë dukshëm. Pse? Sepse ne së bashku kemi bë pastrimin e databazës së ARC-së. Dhe vendosja e stikerëve dhe bashkëpunimi me Policinë ka ardhur te kjo shifër e automjeteve që rezulton në 5 për qind të totalit”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të publikuara nga Camaj, për katër muaj janë vënë gati 70 mijë stikerë për veturat e saporegjistruara.

Ai ka thënë se pronarëve që kanë dy e më shumë vetura s’do t’u mundësohet regjistrimi i automjetit pa i regjistruar të tjerat që janë paregjistruar ose do t’i duhet t’i çlajmërojë.

Hysen Durmishi zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tha se masat që janë ndërmarrë nga institucionet e Kosovës janë dëshmi e përkushtimit për të zgjidhura çështjen e Kartonit të Gjelbër.

“Për këtë kohë që jemi në qeveri e kemi marrë me seriozitet çështjen e Kartonit të Gjelbër. Ne si shtet nuk jemi pjesë e OKB-së dhe kjo na shkakton probleme. Ne kemi diskutuar modalitetet për vendosjen e stikersave si masë dhe kriter për uljen e auotomjeteve të pargjistruara në Kosovë. Masat që i kemi marrë me vendosjen e stikersave që kanë zero euro për qytetarët kanë pasur efekt”, tha ai.

Sipas tij me vendosjen e stikersave menjëherë ka filluar rënie e numrit të automjeteve të paregjistruara dhe pa siguruara në vend.

Durmishi përmendi edhe ndryshimin e ligjit për automjeteve e që sipas tij do të mund të ndodh gjatë këtij viti.

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku u shpreh se automjetet e paregjistruara nuk janë sfidë vetëm për Kosovën. Ai bëri të ditur se më 28 korrik në Bruksel janë të ftuar për të diskutuar për Kartonin e Gjelbër, për të prezantuar një para-konfirmim të një shteti mik.

“Për 21 vjet, BKS-ja ka mbyllur 34.756 lëndë që kanë qenë nga viti 2002 deri në maj 2022. Në 15 muajt e fundit kemi mbyllur 9.980 dosje… Jemi duke parë një alternativë sa i përket zgjidhjes së Kartonit të Gjelbër. Më 28 korrik, bashkë me Bankën Qendrore jemi ftuar në Bruksel që të diskutojmë modalitetet dhe ta prezantojmë një para-konfirmim që e kemi nga një shtet mik, emrin nuk mund ta them sot për shkaqe teknike. Dhe nëse shkon gjithçka në rregull në korrik, besoj që shumë shpejt duke mos vendosur datë, është e mundshme që edhe ne si BKS-së, sepse kemi problemi politik pasi nuk jemi pjesë e OKB-së të bëjmë zgjidhje sa i përket Kartonit të Gjelbër”, ka thënë ai.

Kurse

Shpërndaje