Ad image

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall Shitjen e Aseteve 61 të ndërmarrjeve në likuidim

Kosova News
Kosova News 12:29 -18/11/2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur shitjen e 61 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim.

Kjo shitje ofron një numër prej 31 asetesh atraktive në katër rajonet e Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në shitjen përmbyllëse për vitin 2022 përmes ofertimit për prona të shumta atraktive në tërë vendin, të përfshira në Shitjen e Aseteve 61. Kjo shitje ofron një numër prej 31 asetesh atraktive në katër rajonet e Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se numri më i madh i këtyre aseteve gjenden në rajonin e Prizrenit.

“Numri më i madh i këtyre aseteve gjenden në rajonin e Prizrenit nga te cilat 17 asete janë  parcela toke pyjore të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme, në sipërfaqe të përgjithshme duke filluar prej rreth 1 deri në 9 hektar, si dhe katër lokale afariste në komunën e Dragashit dhe një në fshatin Drajqiq.  Në rajonin e Pejës ofrohen 4 asete, parcela toke pyjore në komunën e Klinës, Istogut dhe Gjakovës, me  sipërfaqe të përgjithshme duke filluar prej mbi 50 ari deri në 1.2 hektar”.

“Në Shitjen e Aseteve 61 në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje dy lokale, nga të cilat një lokal afarist gjendet në Obiliq ndërsa tjetri në lagjen Dardania në qytetin e Prishtinës. Kjo shitje përfshinë edhe dy lokale tjera që gjenden në Gjilan dhe në Ferizaj, si dhe një ndërtesë administrative me tokë në fshatin Jasenovik, komuna e Novobërdës, të përshtatshme për aktivitete të biznesit”, thuhet në njoftim.

AKP thotë se të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi, siç thanë ata, të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

“Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.61 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 Dhjetor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje