Al Nassr është eliminuar nga Kupa e Mbretit të Kampionëve nga Al Wehda.
Ata u mposhtën 1:0, falë një supergoli nga ekipi kundërshtar.
Jean-David Beauguel e shënoi golin e vetëm në minutën e 23′.
Cristiano Ronaldo dhe Al-Nassr u eliminuan edhe pse Al-Wehda mbetën me 10 lojtarë nga minuta e 53.
Ylli portugez nuk la gjurmë në këtë takim, por u filmua teksa u ‘nxehë’ në një moment me trajnerin e ekipit.
Ky është eliminimi i dytë i sezonit për Al Nassr në kupë.