KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë
Rajon

Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë

Kosova News
Kosova News 11:48 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Socialiste e Edi Ramës, sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit del të jetë partia fituese, ku pritet të ketë 82 mandate.

Menjëherë pas këtyre rezultateve kanë nisur urimet e liderëve botërorë për Edi Ramën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, ka shkruar ajo

Ramën e ka uruar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, ka shkruar Macron në X.

Edhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, lideri i Emirateve shprehu urimet e tij të sinqerta, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet gjithnjë në rritje mes dy vendeve.

“Urime të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillim të mëtejshëm në dobi të kombeve dhe popujve tanë”, shkroi bin Zayed.

Urim për Edi Ramën për rezultatin e arritur pati edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Obran një postimi në platformën “X” e cilësoi rezultatin si një “fitore dërrmuese”, ndërsa shprehu entuziazmin për takimin me Ramën këtë të premte në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (EPC).

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij dërrmuese në zgjedhjet parlamentare shqiptare. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të rezultojë të jetë një Samit historik të Komunitetit Politik Europian (EPC)”, shkroi Orban.

Gjithashtu lexoni:

Kurti merr pjesë në konferencën IMPACT 2025 në Poloni, takon figura të njohura ndërkombëtare

Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici

Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës

Trump: “E mundur të shkoj në Turqi për samitin e Ukrainës”

Misioni Vëzhgues i BE-së dorëzon raportin për zgjedhjet 2025, Osmani: Demokracia në vend është në përparim të vazhdueshëm

Kosova News 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Kurti merr pjesë në konferencën IMPACT 2025 në Poloni, takon figura të njohura ndërkombëtare
16:13 -14/05/2025
Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici
16:04 -14/05/2025
Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë
15:56 -14/05/2025
Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri
15:47 -14/05/2025
Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës
15:20 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?