Digjet një shtëpi në Vushtrri, dyshohet si shkak i problemeve me energji elektrike

Policia e Kosovës ka njoftuar se është djegur një shtëpi në Bajskë të Vushtrrisë. Në raportin policor thuhet se rasti ka ndodhur të premten në ora 16:00, ndërkaq dyshohet për shkak të problemeve teknike me energji elektrike. Njësitet policore dhe zjarrfikësi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.