DigitAlb përmes një deklarate ka përgënjeshtruar çdo deklaratë ku përmendet se Premier League mund të transmetohet permes kanaleve “Arena Sport” përmes platformave Artmotion, Kujtesa, Telkos etj.
Në njoftim thuhet se përmes shkresash dhe komunikimesh të shumta, “The Football Association Premier League Limited” (Premier League), ka njoftuar KPM që shoqëria Artmotion dhe platforma të tjera televizive në Kosovë nuk mund të transmetojnë Premier League përmes kanaleve “Arena Sport”. Kjo e konfirmuar edhe nga shkresa finale e datës 19 Tetor 2023, që Premier League i ka paraqitur KPM.
Gjithashtu, DigitAlb rikonfirmon që është i hapur kundrejt të gjithe platformave televizive të Kosovës për bashkëpunim për distribucionin e kanaleve, duke përfshirë kështu edhe Premier League.
“Ftojmë institucionet të zbatojnë me rigorozitet ligjin sipas komunikimeve që vetë kanë patur me “The Football Association Premier League Limited”, si organizmi i vetëm në botë, që menaxhon të drejtat e “, transmetimit të Premier League” thuhet tutje në deklaratë.
Lexoni edhe: